Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ftoi sot çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit anti COVID, ndërsa theksoi se deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime.
Rama tha se situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit.
“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Vaksinimi ndaj COVID-19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar.
Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim./atsh/
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu