Google ADS

Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus

06:50 | 26 Mars 2021
V. S.

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka siguruar vaksinat antiCOVID.

Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

Ishte premtuar njëherë nga Qeveria e kaluar Hoti se vaksinat antiCOVID vijnë në shkurt, për ta shtyrë më pas ardhjen e tyre për në muajin mars.

Tash këto vaksina u premtuan se vijnë gjatë muajit prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme