Më shumë se 100 vende kanë mbështetur thirrjen e Austrisë për një hetim të pavarur mbi origjinën e virusit Covid-19, tha sot Ministrja e Jashtme australiane, Marisa Payne.
Ajo tha se qëllimi i hetimit është të përgatisë më mirë bashkësinë ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi se nisma e këtij vendi për të filluar një hetim nuk ka për qëllim të akuzojë asnjë vend.
“Është një kërkesë me qëllim të sinqertë dhe me motiv të sinqertë”, tha ai.
Ndër vendet që fillimisht mbështetën iniciativën Australiane janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Rusia, Kanada, India, Indonezia, Japonia dhe Zelanda e Re.
Tani atyre u janë bashkuar disa vende afrikane, kështu që numri i përgjithshëm është rritur në 116.
Një rezolutë pritet të miratohet sot në Asamblenë e 73-të të Organizatës Botërore të Shëndetit, duke theksuar nevojën për një vlerësim të paanshëm, të pavarur dhe gjithëpërfshirës të përgjigjes ndërkombëtare ndaj pandemisë së virusit koronar të koordinuar me OBSH-në./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...