Mbërrijnë në Shqipëri edhe 50.000 doza të vaksinës “Coronavac”

14:49 | 20 Qershor 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ kanë mbërritur edhe 50.000 doza të vaksinës kineze anti-COVID, “Coronavac”.

Rama ndër të tjera ka bërë të ditur se deri tani në Shqipëri kanë mbërritur në total 1.067.950 vaksina anti-COVID nga kompani të ndryshme.

“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, ka shkruar tutje Rama.

Shqipëria kishte filluar procesin e vaksinimit më 11 janar të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme