Maskat i bëjnë njerëzit të duken më tërheqës, thotë studimi i fundit

23:23 | 13 Janar 2022
Trina Galanxhi

Pandemia e Copvid-19 përpos anëve të saj negative, ka pasur edhe disa anë pozitive, sikurse pastrami nga ndotja e ajrit kur bota ishte e izoluar.

Përpos kësaj, shkëncëtarët britanikë kanë zbuluar edhe se njerëzit duhen më tërheqës me maska mbrojtëse, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit në Universitetin e Cardiffit u befasuan kur zbuluan se si burrat ashtu edhe gratë u gjykuan se dukeshin më mirë me një fytyrë që mbulonte gjysmën e poshtme të fytyrës së tyre.

Dr Michael Lewis, nga shkolla e psikologjisë në Universitetin e Cardiff dhe një ekspert për leximin e fytyrave, tha se hulumtimi i kryer para pandemisë kishte zbuluar se maskat mjeksore reduktonin atraktivitetin, sepse gjithmonë ato shoqëroheshin me ndonjë sëmundje.

“Ne donim të testonim nëse kjo kishte ndryshuar që kur mbulimi i fytyrës u bë i kudondodhur dhe donim të kuptonim nëse kishte ndonjë efekt”, tha ai.

“Studimi ynë sugjeron që fytyrat konsiderohen më tërheqëse kur mbulohen me maska mjekësore. Kjo mund të jetë për shkak se ne jemi mësuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbajnë maska blu dhe tani i lidhim këto me njerëz në profesionet e kujdesit ose mjekësore. Në një kohë kur ndihemi të pambrojtur, mund të na duket qetësues mbajtja e maskave mjekësore dhe kështu të ndihemi më pozitiv ndaj mbajtësit”, shtoi ai.

Pjesa e parë e hulumtimit u krye në shkurt 2021, kohë në të cilën popullata britanike ishte mësuar të mbante maska në disa rrethana. Dyzet e tre grave iu kërkua të vlerësonin në një shkallë nga 1 deri në 10 atraktivitetin e imazheve të fytyrave të meshkujve pa maskë, të veshur me një maskë të thjeshtë, një maskë blu mjekësore për fytyrën dhe një shalli që mbulonte zonën.

Pjesëmarrëset në hulumtim thanë se ata që mbanin maskë pëlhure ishin dukshëm më tërheqës se ata pa maksa.

Sipas psikologut, studimi i të cilit u botua në Cognitive Research: Principles and Implications, ka theksuar se maskat mund t’i bënin njerëzit më tërheqës, pasi vëmendja drejtohej te sytë.

Është kryer një studim i dytë, në të cilin një grup burrash flasin për gratë me maska, por që ende nuk është publikuar, por Lewis tha se rezultatet ishin përgjithësisht të njëjta. Studiuesit nuk u kërkuan pjesëmarrësve të shprehnin orientimet e tyre seksuale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme