Maskat bllokojnë 99 përqind të pikave që kanë koronavirus

09:21 | 25 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Maskat e fytyrës zvogëlojnë me 99.9 përqind rrezikun e përhapjes së pikave të mëdha që lidhen me rrezikun e përhapjes së koronavirusit kur një person flet ose kollitet, ka gjetur një studim i fundit.

Një grua në një pozicion vertikal dy metra larg një burri që kollitet pa maskë është e ekspozuar 10,000 herë më shumë ndaj përhapjes së pikave që mbartin virusin, shkruajnë revista Royal Society Open Science, transmeton portal arbresh.info

“Nuk ka dyshim se maskat e fytyrës mund të zvogëlojnë ndjeshëm shpërndarjen e pikave që mbartin virusin”, tha për France Presse autori kryesor i studimit Ignacio Maria Viola, një ekspert i dinamikës së lëngjeve në Universitetin e Edinburgut.

Autorët e studimit thonë se pikat që hidhen si predhë kur flasim ose kollitemi, bien në tokë për shkak të gravitetit dhe janë transmetuesi kryesot i koronavirusit.

Pikat më të vogla dhe të imta, të cilat formojnë një aerosol, mund të qëndrojnë në ajër për një kohë të gjatë dhe paraqesin rrezik, veçanërisht në zona të mbyllura, me ajrosje të dobët, pa rrymë ajri, dhe kur njerëzit nuk mbajnë maska ose nuk i vendosin ato gabimisht.

Besohet se mbajtja e maskave do të zvogëlojë numrin e vdekjeve në botë deri në 40 mijë deri më 1 prill.

“Ne vazhdimisht nxjerrim një gamë të tërë pikash, nga mikro në milimetër, dhe disa bien në tokë më shpejt se të tjerët, varësisht nga temperatura, lagështia dhe sidomos rrymat e ajrit”, shtoi shkencëtari.

Studimi u përqendrua në grimca më të mëdha se 170 mikronë në diametër, rreth dy deri në katër herë më të mëdha se flokët e njeriut, transmeton portali arbresh.info

Grimcat e aerosolit janë më të vogla se 20 deri në 30 mikronë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga Uashingtoni thotë se maskat jo vetëm që bllokojnë në mënyrë efektive pikat më të mëdha, por gjithashtu mund të bllokojnë pikat e imëta dhe grimcat, të cilat zakonisht i përshkruajmë si aerosol./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme