Drejtoresha e Qendrës evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon, tha se “Maska mund të jetë vetëm një mjet mbrojtës shtesë”, transmeton arbresh.info.
Amon iu drejtua deputetëve në Komitetin e Mjedisit të Parlamentit Evropian (PE) duke vlerësuar zhvillimet e fundit lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Ajo njoftoi se falë masave të marra nga vendet për distancimin social dhe politikat për “qëndrimin në shtëpi” në 14 ditët e fundit ka rënë 45 për qind norma e infektimit.
Në Evropë, Bullgaria është vendi i vetëm ku rastet e COVID-19 vazhdojnë të tregojnë rritje, theksoi Ammon, duke shtuar se në Poloni, Rumani, Suedi dhe në Britani nuk është vërejtur ndonjë ndryshim themelor, por se në vendet e tjera ka rënie në numrin e rasteve.
– Situatë serioze në shtëpitë e të moshuarve
Pasi theksoi se situata ruan seriozitetin në shtëpitë e kujdesit dhe të moshuarve, Ammon deklaroi që “Më shumë se 50 për qind e vdekjeve në Evropë janë shënuar në shtëpitë e kujdesit”.
“Maska mund të jetë vetëm një mjet mbrojtës shtesë. Nuk dimë ende se sa rol efektiv luan ajo në parandalimin e virusit”, tha Ammon duke përmendur efektet e përdorimit të maskës.
Ammon tha më tej që edhe shifrat e vdekjeve të publikuara nga qeveritë në Evropë nuk reflektojnë të vërtetën dhe tërhoqi vëmendjen se “ECDC ka besim të ulët lidhur me këto shifra”.
Ajo ndër të tjera vuri në dukje se virusi nuk do të eliminohet për një kohë të shkurtër dhe se për këtë duhen bërë përgatitje./AA/arbresh.info/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...