Google ADS

MASH Maqedoni: 42 nxënës dhe 65 mësimdhënës të infektuar me COVID-19

15:48 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut informon se përfundimisht deri më sot ora 12 ka gjithsej 42 raste aktive me COVID-19 tek nxënësit dhe 65 tek mësimdhënësit.

Prej tyre 29 nxënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 13 nga arsimi i mesëm, ndërsa 47 mësimdhënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 18 nga arsimi i mesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga rastet aktive në arsimin e mesëm, asnjë nga nxënësit dhe mësimdhënësit nuk kanë marrë pjesë në mësim me prani fizike dhe në pajtim me rrethanat nuk kanë pasur kontakt me pjesën tjetër të nxënësve ose kuadrin mësimor.

Në lidhje me shkollat fillore nga rastet aktive 7 nga nxënësit dhe 5 nga mësimdhënësit kanë mësim me prani fizike në shkollat.

MASH njofton se në të gjitha rastet janë respektuar rekomandimet nga Qendrat për Shëndet Publik është vepruar sipas algoritmeve. Nxënësit që kanë ndjekur mësim me prani fizike, ndërsa tani janë në izolim për shkak të COVID-19, mësimin e vazhdojnë nga distanca, me çka shënohet vazhdimësi në procesin arsimor.

“Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike nëpër shkolla do të varet nga sjellja jonë e përgjegjshme. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve në mënyrë konsekuente t′i respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi sikurse jashtë vendit të punës po ashtu edhe jashtë shkollave duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes”, thonë nga MASH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme