Gjatë javës së fundit (07-14 Prill 2021) , bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.
Këto masa po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligjin 07/L-006, janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.
Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre, thuhet në një komunikatë për medie.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi./arbresh.info/
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...
Pas dy klubeve italiane edhe Dortmundi interesohet për huazi...
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...