Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar pas lajmit se nga java e ardhshme pritet të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.
Përmes një reagimi në facebook, OHTK njofton se nuk ka qenë në dijeni për këtë vendim dhe se nuk kanë pas asnjë ftesë nga Qeveria e Kosovës për të diskutuar një vendim të tillë.
“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka qenë gjatë gjithë kohës shumë konstruktive dhe ka bashkëpunuar edhe me Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë për menaxhimin e masave nga ana e sektorit të turizmit dhe hotelerisë. Andaj, një vendim i tillë pa konsultim dhe pa marrëveshje me OHTK është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton arbresh.info.
Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës thonë se do të kërkojnë të takohen me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitija dhe të vendosin bashkërisht për masat.
“Ne do të kërkojmë të takohemi më ministrin e Shëndetësisës, Arben Vitia, dhe bashkarisht do të vendosim për masa, por kjo do të bëhet me kusht që pas përfundimit të masave të lejohet veprimtaria komplet e hotelerisë dhe turzimit, duke përfshirë edhe sallat e dasmave”, thonë nga OHTK.
Nëse nuk plotësohen këto kërkesa, OHTK thotë se nuk do të pajtohen me këtë vendim dhe se do ta kundërshtojnë me të gjitha forcat!/arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...