Maqedonia e Veriut planifikon masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar të mërkurën se masa nënkupton ndalimin e të pavaksinuarve në të gjitha ngjarjet apo manifestimet që do të mbahen, si në ambientet të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura.
Paralajmërimi i ministrit Filipçe do të diskutohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe si masë do të hyjë në fuqi në muajin shtator ndërsa imponohet, meqë, siç tha kreu i shëndetësisë, vaksinimi nuk është i detyrueshëm.
“Jemi të vetëdijshëm se përkundër fushatës që po bëjmë mund të mos rritet interesimi për vaksinim, prandaj mendojmë vendosjen e masave. Për fat të keq, vaksinimi nuk mund të jetë i detyrueshëm. Askund në botë nuk është, prandaj patjetër të mendojmë për masa alternative, që nënkupton ndalimin e pjesëmarrjes së të pavaksinuarve në ngjarje në të ndryshme, qoftë jashtë apo brenda si në kinema, ngjarje kulturore e aktivitete tjera. Pjesëmarrja në to të kushtëzohet vetëm me certifikata vaksinimi”, ka deklaruar Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë tha se po analizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve dhe i punonjësve nëpër kopshte, në mënyrë që këto institucione të mund të nisin punën në shtator me prani fizike.
“Ne po presim analizat për përqindjen e vaksinimit të të punësuarve nëpër shkolla dhe kopshte, me qëllim që të kemi një pasqyrë që eventualisht të nisim me fushatë shtesë, derisa përfshirja në vaksinim të jetë e kënaqshme, që të munden edhe shkollat edhe kopshtet në vjeshtë të fillojnë të punojnë normalisht”, ka thënë Filipçe.
Të hënën, Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin në terren pa termin paraprak në aplikacionin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ekipe të mjekëve po vizitojnë të gjitha qytetet dhe zonat rurale për rritjen e imunizimit të popullatës apo të atyre që, për shkaqe të ndryshme, nuk kanë arritur të paraqiten për vaksinim.
Në bazë ditore kryhen rreth 10 mijë vaksinime.
Deri më tani me nga dy doza janë vaksinuar rreth 250 mijë persona ndërsa rreth 400 mijë të tjerë me nga një dozë.
Sa u përket të infektuarve, në dy ditët e fundit më shumë raste janë regjistruar në Tetovë, rreth 20, kryesisht në dasma dhe manifestime tjera familjare.
Numri i rasteve aktive është 202./REL/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...