Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 43 riinfeksione, me një rritje prej 19.4% krahasuar me javën e kaluar.
“Deri më 26 dhjetor 2021 janë regjistruar gjithsej 1.059 riinfeksione (0.5%), nga të cilët dy janë riinfeksione të dyta. Nga riinfektimet, 10 kanë përfunduar me vdekje”, thonë nga ISHP.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.581.175 testime të COVID-19 dhe numri total i të diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 223.739, 211.021 janë shëruar dhe 7.917 kanë vdekur.
Në vend numri i rasteve aktive është 4.801. Sipas qyteteve Shkupi ka numrin më të madh të rasteve aktive me 2.460, pason Prilepi me 349 dhe Manastiri me 348 raste aktive./Telegrafi/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...