Numri i rasteve aktive në shtet është 14.336 prej të cilëve numri më i madh 8031 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara dje janë bërë 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me Covid-19, 18 të vdekur dhe 1.961 pacientë të shëruar.
“Mostrat nga pesë pacientë të testuar ndaj Covid-19 me teste që përdorën nga Instituti i Shëndetit Publik janë përzgjedhur për sekuencim, i cili fillon të hënën, dhe nëse do të konfirmojnë praninë e llojit omikron i njohur si BA2 do të njihet pas përfundimit të sekuencës, pra pas një jave. Raporti zyrtar do të vijojë pasi të përfundojë e gjithë procedura”, deklaroi për AIM dr. Dugagjin Osmani nga Instituti i Shëndetit Publik.
Këto pesë, theksoi ai, në këtë test kanë indikacione se ky është nënvariant, por nuk mund të konfirmohet derisa të përfundojë sekuencimi.
“Mënyra për të konfirmuar çdo lloj të ri apo ata që tashmë janë në qarkullim në botë është sekuencimi. Në botë ka teste të reja që japin drejtime se për cilin lloj apo nënlloj bëhet fjalë. Ato janë të përshtatura për llojet ekzistuese. Në ISHP ne i përdorim ato teste dhe më së shumti i përdorin si test përzgjedhës për sekuencim. Jo vetëm ato pesë, por edhe mostrat e tjera të përzgjedhura. Mund të gjendet lloj që nuk ekziston fare në botë”, tha doktor Osmani.
Nga Ministria e Shëndetësisë për AIM informuan se deri më tani në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik nuk janë zbuluar nënlloje të omikronit.
“Ekspertët përzgjedhin mostrat që kualifikohen për të sekuencuar dhe publiku do të informohet në kohë për të gjitha aspektet e reja të këtij procesi”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.
Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, me Agjencinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale po e përgatit modelin digjital për dërgim të informacioneve dhe vendimeve për izolim për qytetarët për shkak të konfirmimit të infeksionit ose për shkak të kontaktit me person pozitiv me Covid-19.
Modeli, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, nënkupton se çdo qytetar i cili ka nevojë që të marrë vendimin e tij do të ketë qasje përmes ueb-faqes vetëm në vendimin e tij për izolim pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve tjerë të cilëve iu është dhënë vendim për izolim.
Për procedurën për qasje në vendime e cila do të zhvillohet përmes një ueb-platforme, qytetarët do të informohen me kohë në afatin e përcaktuar për zbatim të mënyrës së re të dërgimit të vendimeve për izolim për qytetarët, informojnë nga shërbimi për informim i qeverisë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 270.897, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.336.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’