Të dhënat e autoriteteve shëndendetësore thonë se të premten me dozë të tretë janë vaksinuar, përkatësisht 638 qytetarë kanë pranuar dozën e parë, ndërsa 1.475 janë rivaksinuar. Deri të premten janë vaksinuar gjithsej 801.236 persona, të rivaksinuar janë 769.359, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 10.386 persona.
Siç njoftojnë nga MSH, 57 e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
Përfshirja e vaksinimit me një dozë vaksine te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e gjithë popullsisë në Maqedoni është vaksinuar, ndërsa 35% ka pranuar dy doza vaksinimi.
Sipas të dhënave të djeshme, më shumë se 10% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, përkatësisht nga 4.151 të testuar, 482 kanë qenë raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.539 raste me coronavirus, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 186.539 dhe 7.036 kanë humbur jetën./Telegrafi/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion