Instituti për Shëndet Publik publikoi raportin javor për gjendjen me COVID-19, dhe për një javë nga 31.01 deri më 06.02 janë regjistruar 9.982 raste të reja me COVID-19 në 35 qytete që është ulje për 16.2% në krahasim me javën e kaluar.
Sipas raportit javor, gjatë kësaj periudhe janë testuar 33.421 materiale në laboratore që është për 13.2 për qind më pak nga java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 53%.
Sa i përket moshave, janë infektuar persona nga të gjitha grupmoshat, por më e prekura janë personat mbi 60 vjet me 24.6 për qind dhe mosha 30-39 vjet me 20.1%. Më pak ka në moshë 0-9 vjet me 3.1%.
Gjatë kësaj periudhë të shëruar janë regjistruar 11.122 persona dhe 147 persona kanë humbur jetën në 24 qytete, që është për 0.7% më pak se java e kaluar.
Deri tani janë vaksinuar 867.529 persona me një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë 845.121 persona dhe me tre doza 132.488 persona./Telegrafi/
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...