Në Maqedoni kanë mbetur diku rreth 5 mijë vaksina kundër coronavirusit për qytetarët të cilët duhet ta marrin dozën e parë.
Ministri Filipçe sqaroi se pjesa tjetër e vaksinave ka ngelur për qytetarët të cilët duhet të vaksinohen me dozën e dytë.
“Tani kemi diçka më pak se 5 mijë vaksina që janë shpërndarë në pikat e reja vaksinale. Këtë javë pritet të arrijnë 70 mijë vaksina – 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia që me siguri do të jenë vaksina AstraZeneca. Ende nuk kemi vërtetim për llojin e vaksinave”, tha Filipçe.
Ai sqaroi se epidemia po dobësohet dhe ju bën qytetarëve thirrje që sërish të mbesin të kujdesshëm.
“Maska është mekanizëm i mirë. Hiqet edhe ndalesa për grupim. Megjithatë, duhet të merret parasysh se nëse ka grupime të mbajmë maskë. E njëjta vlen për grupimet në shtëpi, të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kemi gjendje stabile megjithatë askush nuk mund të parasheh epideminë”, tha mes tjerash Filipçe./Telegrafi/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...