Vaksinat prej Pekini do të nisen pas vitit të ri kinez, përkatësisht pas 18 shkurtit.
Kjo është shtyrja e radhës e mbërritjes së vaksinave anti covid.
Paraprakisht u paralajmërua se vaksinat do të mbërrinin më së voni në 16 shkurt. Kryeministri Zoran Zaev tha se pagesa për 200 mijë dozat e llojit “Sinovac” është bërë sot. Ndërkohë akoma nuk ka afat konkret për vaksinat Pfizer, të cilat një ditë më parë duhej të mbërrinin në Tabanoc.
“Pengesa e parë ishte që kompania Pfizer nuk lejoi rishitjen e vaksinave të tyre, duke kërkuar mënyrë nga qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq të na ndihmojnë gjetën zgjidhjen të na dhurojnë. Do të shpaguhemi ndonjëherë përafërsisht 60 mijë euro apo nuk e di sa vlejnë 4 mijë vaksina, ose 120 mijë euro për 8 mijë doza. Me rëndësi është që sa më parë të fillojmë, por problemi u paraqit edhe për donacion. Besoj se në pyetje janë ditët ose orët të marrim pëlqimin nga Pfizer përmes Serbisë të mund të na rishesin apo të na dhurojnë vaksinat”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Për ish udhëheqësit e dikasterit të shëndetësisë kjo është e papranueshme. Ish-Ministri Arben Taravari tha se është kulmi i jo seriozitetit spostimi i afateve për marrjen e vaksinës, në kohën kur të gjitha vendet fqinje kanë nisur me imunizimin e popullsisë.
“Jemi bërë gazi i botës, jemi bërë për të na tallur se kush mbërrin i pari! Paralajmërimet nga Filipçe dhe Zaev ishin që vaksinat do të vijnë nga fundi janarit, e tani jemi mesi i shkurtit. Qeveria çdo herë gjen fajtor, varet si e perceptojnë qytetarët, Pfizer, Astra&Zeneca, gjithnjë gjejnë arsyetim për mos suksesin e vet. Thjeshtë nuk duhet të merren me shtëpitë farmaceutike sepse ato e bëjnë punën e vet”, tha Arben Taravari, ish-ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë një sqarim erdhi nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Jo për institucionet e vendit por për publikun. Sinjali nga Nju Jorku është i qartë sipas politikave globale të shitjes më e rëndësishmja është që vaksinat e tyre të jenë të sigurta gjatë transportimit dhe ruajtjes./alsat
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...