Maqedonia e Veriut duke filluar nga dita e sotme, 26 korrik 2020, do të hapë të gjitha vendkalimet kufitare. Mësohet se të huajt do të mund të lëvizin pa pengesë dhe pa detyrimin e testit dhe karantinës.
Vendimi u mor nga Qeveria të martën mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria po ashtu vendosi që më 1 korrik të rihapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup dhe ai në Ohër.
Maqedonia e Veriut gjatë muajit qershor është përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. I lartë po ashtu është edhe numri i viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit 6 persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 150 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.595, numri i të shëruarve në 2.166 ndërsa numri i viktimave në 265./noa/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit