Sipas dekretit me fuqi ligjore që miratoi Qeveria në mbledhjen e saj të 72-të, të martën, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, prej sot objektet hotelierike mund të punojnë edhe në hapësira të mbyllura përmes protokollit adekuat për punë, ndërkaq lejohet edhe puna e palestrave.
Qendrat tregtare do të mund të punojnë edhe të dielën.
Komfor protokollit, të punësuarit në objektet hotelierike dhe gastronomike, detyrimisht duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të kenë higjienë të shtuar personale. Në hapësirën për shërbim të mysafirëve, ku janë të vendosura tryezat, duhet të sigurohet distancë mes karrigeve prej 1,5 deri dy metra me tryezat në afërsi, në të gjitha drejtimet.
Në një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona apo katër, nëse janë të një familjeje. Lejohet numër maksimal prej 12 personave në tryeza të ngjitura së bashku me distancën e detyrueshme mes secilit mysafir prej 1,5 metra. Detyrimisht duhet të vendoset mjet dezinfektues për duar në çdo tryezë. Ndalohet organizimi i ahengjeve (dasma, ditëlindje dhe të ngjashme).
Gjithashtu sipas vendimit të fundit të qeverisë do të hapen edhe kazinotë dhe aparatet. Gjatë organizimit të lojërave të fatit në automat klubet, numri i personave është i kufizuar, përkatësisht më së shumti një person mund të jetë i pranishëm në pesë metra katrorë, ndërsa në hyrje, detyrimisht duhet të ketë shërbim për mirëmbajtjen e rendit i cili kryen dezinfektimin e duarve për të gjithë personat që hyjnë në objekt, kontroll të pajisjes mbrojtëse (maska mbrojtëse). Pajisja mbrojtëse është e detyrueshme gjatë hyrjes dhe lëvizjes në objekt. Në objekt është e detyrueshme mbajtja e distancës prej së paku 1,5 metër, ndërsa në rast të distancës më të vogël duhet të përdoren ndarëse plastike, xhami apo të ngjashme, paravane dhe të ngjashme.
Kushte të ngjashme ka edhe për organizimin e lojërave të fatit nëpër kazino, me atë që shërbimi për mirëmbajtjen e rendit do të bëjë lëshimin e kontrolluar të personave në objekt me ruajtje të distancës prej ë paku dy metrave deri tek recepsioni i kazinos. Njëherë pozicionet për regjistrim të vizitorëve duhet të jenë të ndara së paku dy metra nga njëri-tjetri. Prania e personave nëpër arka në objekt është me mirëmbajtje të dy metrave distancë.
Për lojë në aparate të fatit (AIS) nëse mysafirët ulen në vendin e lojës në AIS dhe me atë rast është ruajtur distanca minimale apo vendi i lojës është siguruar me paravane, atëherë mbajtja pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme gjatë lojës. Nëse mysafirët ulen në vendin e lojës në AIS me më shumë vende (rulet elektronik) dhe me atë rast është ruajtur distanca minimale apo vendi i lojës është siguruar me paravan, atëherë mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme gjatë lojës.
Për lojë në tryeza është paraparë që loja Ruleti amerikan të zhvillohet me më së shumti tre lojtarë, me ç’rast mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme./alsat
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...