Maqedonia e Veriut prej nesër hap kufijtë

17:46 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhje mori vendim që më 17 qershor të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të masave aktive, që do të thotë se gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të ketë testim negativ PSR jo më i vjetër se 72 orë.

Poashtu mbetet në fuqi edhe nënshkrimi për vetizolim 14 ditor që e jep Inspektorati Shtetëror dhe që kontrollin e bën MPB-ja.

Poashtu mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në afat prej 14 ditësh për të gjithë qytetarët apo të huaj me banim në Maqedoni, të cilët gjatë hyrjes në vend nuk do të japin testimin PSR.

Në fuqi mbetet vendimi që qytetarët që ndodhen në karantinë shtetërore të mund të bëjnë PSR test me kërkesë të tyre dhe nëse testimi i tyre del negativ, atëherë ata shkojnë në izolim shtëpiak 14 ditor, njofton telegrafi maqedoni.

Në mbledhjen e sotme qeveritare Qeveria plotësoi Protokollin për transit të shtetasve të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe nga nesër protokolli mundëson hyrjen e të gjithëve shtetasve të huaj në transit.

Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim dhe dalje në vendkalim tjetër në afat prej 5 orësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme