Google ADS

Maqedonia e Veriut me mbi 100 mijë të shëruar nga COVID-19

20:02 | 20 Mars 2021
Arbresh.info

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, krahas 1.299 rasteve të reja po ashtu u raportua për 413 pacientë të shëruar dhe bën numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19 të jetë mbi 100 mijë persona ose 100.250.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar gjithsej 118.736 pacientë me COVID-19, ndërsa 3.448 prej tyre kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 15.038 raste aktive me coronavirus, ndërsa numri është në rritje.

Ndryshe, nga 17 shkurti në Maqedoni nisi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë me vaksinat e dhuruara. Pas personelit mjekësor, prioritet me vaksina do të kenë personat mbi 70 vjet./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme