Me vaksinimin e dy punonjësve shëndetësorë sot në ora 10:00 në spitalin modular në Shkup do të filloj procesi i imunizimit në vend.
Punkti në spitalin modular do të ketë 6 pozicione, të cilat do të punojnë në dy ndërrime nga ora 08 deri në 20:00, ndërkohë që vaksinimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19, fillon faza e fundit në luftën me pandeminë.
Ditën e parë është paraparë që të vaksinohen 260 punonjës shëndetësorë, nga gjithsejtë 4000 të paraqitur për vaksinim. Secili punonjës shëndetësorë që do të pranoj vaksinën, menjëherë do ti rezervohet edhe doza e dytë për rivaksinim./alsat
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë