Gjatë natës së kaluar (12/13.05.2020) lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, me ç’rast janë arrestuar 19 persona, ndërsa për të tjerët është ngritur procedure adekuate.
Ministria e Brendshme gjithashtu ka regjistruar 17 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Ndërsa sa i përket masës së izolimit dhe vetizolimit, në mbarë shtetin gjatë 24 orëve të fundit, 18 personave u janë dhanë vendime për izolim, derisa 66 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer edhe kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vet izolim dhe nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase./alsat
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...