Ministria e Shëndetësisë të hënën nënshkruan marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur dozat e vaksinës do të mbërrijnë në vendin tonë. Siç informoi, sasia e siguruar nga kjo vaksinë do të shërbejë për vaksinimin e 100 mijë personave, ndërsa theksoi se planifikohet punktet të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Filipçe u përpoq të sigurojë qytetarët se kjo vaksinë është e sigurt.
“Vaksina është e vendosur në shiringa, gjë që do të ndikojë që procesi të jetë më i shpejtë. Çdo qytetarë që do të pranojë dozën e parë, pas 21 ditësh do të marrë edhe dozën e dytë. Të dhënat do të regjistrohen edhe në dosjen elektronike të pacientit, i cili do të pajiset me çertifikatë. 29:37 Detajet për vaksinimin do t’i ndajmë me publikun, por tani vërtet nuk do të doja të spekuloja. Kemi disa supozime, por do të doja fillimisht të ishim të sigurt”, deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë, raporton Alsat
Përparësi kanë personeli shëndetësorë i angazhuar në linjën e parë në betejën me COVID-19 si dhe personat mbi 70 vjeç. Në fazën e dytë personat mbi 65 vjeç, ata nga 18 deri 64 vjeç që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët dhe personel tjetër mjekësorë, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, të punësuarit në institucionet arsimore dhe çerdhe. Qytetarët tjerë do të përfshihen në fazën e tretë. I gjithë procesi do të realizohet përmes sistemit “ Termini im” dhe përmes aplikimit online. Në funksion të kësaj të fundit, u tha se gjatë javës së ardhshme do të vihet në funksion edhe webfaqja.
“Nuk do të ketë kufizim se kush mund të paraqitet online, mund të paraqitet gjithkush. Ne apelojmë të paraqiten sa më shumë qytetarë, në mënyrë që të zvogëlohet ngarkesa tek mjekët amë. Kur qytetari të vendos të dhënat në sistemin elektronik, të dhënat automatikisht do të transferohen tek mjeku amë. Ai do të ketë evidencë se pacienti është paraqitur dhe nuk do të anketojë përsëri”, pohoi Zhaklina Çagorovska- “ Termini im”.
Të pyetur se çfarë ndodh nëse një qytetarë nuk dëshiron vaksinën kineze, por atë nga ndonjë prodhues tjetër, Çagorovska tha se qytetarëve do t’u jepet mundësia që të anulojnë terminin e tyre nëse nuk duan të pranojnë vaksinën. Nëse ndryshojnë mendje mund të regjistrohen përsëri.
Vendi është në pritje edhe të 8 mijë dozave të vaksinës “Pfizer” që do t’i marrë nga Serbia, për të cilat deri tani afati është shtyrë disa herë. Ndërsa për dozat e porositura direkt nga kompania “Pfizer”, deri tani janë përmendur disa afate fillimisht ishte janari, më pas shkurti dhe tani marsi.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...