Pas regjistrimit të mbi 600 rasteve të reja të infektimit me COVID-19 në tre ditët e fundit, qeveria natën e kaluar pranoi masat e rekomanduara më parë nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilat parashikojnë ndalimin e mbrëmjeve muzikore dhe kufizimin e intensitetit të muzikës dhe numrin e mysafirëve në objektet hotelierike.
“Kjo do të thotë që nuk do të ketë më paraqitje të këngëtarëve dhe DJ-ve në ambientet hotelierike. Ju kujtojmë përsëri që diskotekat dhe klubet e natës nuk kishin, gjegjësisht në asnjë moment nuk morën leje pune. Zvogëlohet intensiteti i lejuar i zërit në 55 decibel për të ruajtur distancën e rekomanduar dhe numri i njerëzve që ulen në një tryezë zvogëlohet nga 12 në 4 persona”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Komisioni për sëmundjet infektive, dje i propozoi Qeverisë, në mënyrë që të zvogëlojë rritjen e pacientëve të sapo infektuar nga Korona, të marrë një vendim për të ndaluar këngëtarë dhe DJ në të gjitha restorantet, për të kufizuar vëllimin e muzikës në 55 decibel dhe për të zvogëluar numrin e njerëzve që mund të ulen në një tryezë në një restorant nga 12 tani në katër.
Krahas kësaj do të insistojnë në respektimin rigoroz të pikës 3 të Protokollit për hapjen dhe funksionimin e objekteve hotelerike dhe Protokollit për hapjen dhe funksionimin e kafeneve me të cilat nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në bar dhe tavolinë.
Qeveria i pranoi edhe pohimet e Komisionit për nevojën e respektimit të rreptë të ndalesës së punës së klubeve të natës dhe diskotekave dhe nevojën për masa rigoroze nga ana e institucioneve kompetente në rast të shkeljes së ndalesës.
Filipçe vlerësoi se masa të tilla janë absolutisht të justifikuara dhe se tani është një periudhë e mirë kur ato duhet të zbatohen.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer bërë rreth 1.350 teste midis të shtunës dhe të dielës dhe janë regjistruar 191 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në vendin tonë në 2.693, pasi 225 u regjistruan të premten, si dhe një rekord prej 243 rasteve të reja të shtunën.
Në periudhën e theksuar, 77 pacientë janë shëruar, dhe tre kanë vdekur në spital, një pacient 81 vjeçar nga Shkupi, një pacient 67 vjeçar nga Kërçova dhe një pacient 77 vjeçar nga Struga.
Kryeqyteti është bartësi rekord për rastet aktive me 966, pasuar nga Koçani – 183, Kumanova dhe Strumica – 181, Tetova – 161 dhe Prilepi – 147. Në këto gjashtë qytete janë mbi 67 për qind të të gjitha rasteve aktive.
Më pak aktivë janë në Negotinë – 11, Gjevgjeli, Resnjë dhe Dojran – 8, Makedonski Brod – 5, Pehçevë – 4, Demir Hisar dhe Kratovë nga dy secili dhe në Krushevë një rast aktiv.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...