Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se prej nesër hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, të miratuara nga Qeveria me propozimin e Komisioni për Sëmundjet Infektive.
Nga MSH thonë se paketa e re e masave, e cila do të jetë e vlefshme deri më 21 janar, synon të shmangë rritjen e numrit të pacientëve me COVID-19 në periudhën e ardhshme të festave.
“Masat e reja parashikojnë riorganizimin e orarit hotelierive dhe ato prej nesër do të mbyllen nesër në orën 18, në vend të orës 21:00 siç ishte deri më tani. Ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale apelohen për të forcuar mbikëqyrjen për respektimin dhe zbatimin e kësaj mase”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se gjithashtu është e ndaluar të ketë grupime në sheshe për natën e Vitit të Ri, si dhe çdo lloj tubimi gjatë pushimeve./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...