Si në shumë sfera të tjera, paraqitja e virusit Kovid -19 ka sjell dëme dhe pengesa të mëdha. Ashtu ndodhi edhe vonesën e furnizimit me dru në afatin e paraparë nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, njësia “Stogovë” në Dibër.
Në këtë ndërmarrje, punëtorët që bëjnë prerjen e drunjve janë kryesisht nga Shqipëria. Megjithatë, mbyllja e kufijve gjatë paraqitjes së pandemisë me Republikën e Shqipërisë, la pa punëtor sezonal ndërmarrjen në Dibër.
Drejtori i Njësisë së ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” – njësia “Stogov” në Dibër, Rami Lata, tha për gazetën KOHA se tashmë ka filluar furnizimi me dru për ngrohje, megjithëse mbetet shumë punë deri në realizimin e planit për punë të ndërmarrjes.
“Kovid-19 na pengoi shumë në realizimin e plan-programit të punës së ndërmarrjes tonë. 80 për qind e punëtorëve të cilët punojnë gjatë sezonit të prerjes së druve në Jamë, janë nga Shqipëria. Me mbylljen e kufijve, ngelën edhe punëtorët në shtetin e tyre gjë që pengoi punën tonë”, tha Lata, ndërsa shtoi se pas hapjes së kufirit, filloi ardhja e punëtorëve sezonal nga Shqipëria që janë të rregullt disa vite me radhë dhe menjëherë filluan aktivitete për prerjen e druve dhe grumbullimi tyre.
“Jemi me vonesë me furnizim të qytetarëve me dru për ngrohje, por me një intensitet të përshpejtuar, mendojmë që qytetin ta furnizojmë me dru e më pas do të furnizojnë edhe qytetet tjera ashtu siç kemi bë edhe viteve të kaluara”, tregon Lata. Kjo ndërmarrje disa vite me radhë mundëson furnizim me dru për ngrohje me këste për të gjithë qytetarët, shoqatat, si dhe institucionet që veprojnë në Dibër. Kjo për shumë familje dibrane është një ndihmesë ngaqë shumica jetojnë me një rrogë ose me ndihmë sociale.
Drejtori i ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” – njësia “Stogovë”, na informoi gjithashtu se kjo ndërmarrje çdo vit realizon furnizim me dru edhe atë me gjashtë këste. Një mundësi e mire për furnizimi me dru me këste është edhe për Shoqatën e pensionistëve dibran.
Në bisedën që kemi patur me disa dibranë, të cilët drutë për ngrohje i sigurojnë gjithmonë me këste, thonë se kjo mënyrë është një ndihmesë dhe lehtësim i madh, ngaqë me të hollat që marrin në muaj, zor t’i sigurojnë njëherësh. Andaj, shtojnë ata, çdo vit në këtë sezon fillohet me pagesën e druve dhe verës kur përfundojmë me pagesat, u vijnë drutë dhe janë më të qetë në dimër. Drejtori Lata tregon se së fundmi, kur gjithçka po shtrenjtohen, çmimi i drurit në këtë njësi ka ngelur i njëjtë.
Ai shton madje se çmimi i drurit është i palëvizshëm disa vite me radhë dhe ky çmim për një metër kub është 2370 denarë ahu dhe dushku 2450 denarë, çmime që sipas Latës, janë më të ulëtat në vend. Duhet theksuar se kjo ndërmarrje furnizon të gjithë kërkuesit me dru nga komuna Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe disa qytete të tjera të vendit siç janë Struga, Gostivari, Tetova… Por ka patur raste kur dru kanë eksportuar edhe në Itali, Shqipëri dhe Greqi./Koha
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...