Maqedoni, hapen pishinat, hotelet dhe objektet për akomodim, do të punojnë me protokolle të posaçme

18:28 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 69-të miratoi Protokollin për funksionimin e pishinave të klubeve të notit në vend, me të cilin vërtetohet se pishinat hapen vetëm për anëtarët e klubeve të notit, por jo edhe për not rekreativ.

Në mbledhje qeveritare është miratuar edhe Protokolli për funksionimin e objekteve të akomodimit, përkatësisht për hotelet dhe objektet tjera të akomodimit ndërsa vendimi vlen nga dita e hënë më 22 qershor, njofton telegrafi maqedoni.

Sipas Qeverisë Protokolli përmban rekomandimet për pranimin e mysafirëve, procedurat e restorantit, përdorimi i tualeteve si dhe rekomandimet e mysafirëve në rast të shfaqjes së rastit me simptome me Covid-19.

Të ngjashme