Google ADS

Maqedoni, 47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe në izolim nga Covid-19

15:42 | 29 Shtator 2020
V. S.

Një çerdhe e mbyllur, 47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe janë në izolim nga Covid-19.

Ky është bilanci i gjendjes epidemiologjike në çerdhe pasi të njëjtat u hapën më 9 shtator, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

“Për momentin, 47 fëmijë gjenden në izolim gjegjësisht 3 grupe edukative dhe 14 të punësuar. I vetmi objekt që është i mbyllur, është çerdhja në Çeshinovë – Obleshevë, e cila sipas vendimit do të hapet nesër, më 30 shtator”, tha Shahpaska./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme