E pranishme sot në ambientet e Spitalit Covid2, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka falenderuar bluzat e bardha për punën e palodhshme dhe përkushtimin për të përballuar këtë sfidë të vështirë.
Manastirliu u shpreh se me punën e tyre do të përpiqen që të shtojnë sa më shumë dozat e vaksinës anti Covid për vendin, teksa shtoi se janë në bisedime me kompaninë Covax për 14.400 dozat e vaksinave, të cilat priten të vijnë së shpejti.
“Ajo që është për t’u nxjerr në pah në këtë vit beteje është kurajo juaj dhe fakti që ju nuk u frikësuat asnjëherë. Unë përulem për të gjithë punën tuaj. Tashmë që drita është me e dukshme në fund të tunelit, me vaksinën, brenda kësaj jave në vendin tonë mbaron vaksinimi i bluzave të bardha dhe kjo është një hap në këtë betejë, por sërish kemi shumë punë për të bërë. Deri më tani janë bërë 20 mijë vaksinime. Presim të hënën dozat e tjera të Pfizer për të vijuar me vaksinimin e grupeve prioritare. Ndërkohë jemi në bisedime me Covax për 14.400 dozat e vaksinave AstraZeneca dhe vijojmë të jemi në kontakt për të rritur sërish dozën e vaksinave anti Covid. Do të njoftohemi në një moment të shpejtë për këtë. Më e mira është përpara nesh, drita në fund të tunelit shihet qartë. Jam e kënaqur që brenda kësaj jave u mbyll procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Manastirliu.
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...