Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një video ka risjell ne vëmendje masat e detyrueshme duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit.
“Normaliteti i ri kërkon që secili prej nesh të bëjë pjesë të përditshmërisë së tij vendosjen e maskës dhe zbatimin e rregullave të distancimit dhe higjienës.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit. Bëj pjesën tënde për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu në postimin e saj në Twitter.
Ndryshe, me virusin COVID-19 deri tani janë infektuar 9 mijë e 844 qytetarë, 5 mijë e 732 janë shëruar kurse janë regjistruar 301 raste të vdekjes.
https://twitter.com/GManastirliu/status/1301779414510952455?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301779414510952455%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmanastirliu-risjell-ne-vemendje-masat-e-detyrueshme%2F
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media