Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se në çdo fazë të pandemisë Shqipëria ka ecur në bazë të strategjive të komitetit të ekspertëve në konsultim të plotë me OBSH.
Më tej Manastirliu u shpreh se brenda muajit dhjetor në vend do të vijnë testet e shpejta antiken dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale e të mos dëgjojnë asnjë tjetër por vetëm institucionet zyrtare.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe jemi të sinqertë se mundet të bëjmë edhe më shumë. Në planin vjeshtë-dimër futëm në paketën e rimbursimit ilaçet e atyre që kurohen në shtëpi. Ju drejtohem me zemër: Mos ejani vonë në spitale mos u frikësoni se nuk ka shtretër, ata që sot flasin e lanë shëndetësinë gërmadhë! Mos i dëgjoni ata që s’janë kujdesur ndonjëherë për ju, besoni tek ekspertët, për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto momente të vështira”, u shpreh ministrja.
Ndër tjera ajo ka bërë thirrje që të gjithë të ruajnë masat kundër COVID dhe tha se mjekët po bëjnë gjithçka për të ndihmuar ata që kanë nevojë./tvklan.al
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist