Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sot do të vijnë mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer. Teksa inspektonte procesin e vaksinimit në qendrën e re shëndetësore e cila sapo është rehabilituar, në Synej të Kavajës, Manastirliu e ka bërë të ditur lajmin.
“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.
Duke theksuar se rindërtimi i qendrës shëndetësore Synej, e cila do të ofrojë shërbim me cilësi dhe standarde për rreth 13 mijë banorë është një premtim i mbajtur, Manastirliu tha se programi i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin do të vijojë./lapsi.al/
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...