Malta njoftoi sot mbylljen e kufijve të saj për udhëtarët e pavaksinuar, duke shpresuar të ndalojë një ngritje në rastet e reja të COVID-19.
“Nga e mërkura 14 korrik, kushdo që mbërrin në Maltë duhet të paraqesë një certifikatë të njohur vaksinimi: një certifikatë malteze, një certifikatë britanike ose një certifikatë nga Bashkimi Europian”, i tha ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne, gjatë një konference shtypi.
“Ne do të jemi vendi i parë në Europë që do të ndërmarrë këtë hap”, shtoi ai. Që nga 1 qershori, turistët nga BE, SHBA dhe disa shtete të tjera u pranuan sërish në territorin e Maltës, me kusht që ata të paraqisnin një test Covid negativ para hipjes në avion me destinacion Maltën ose të ishin të imunizuar plotësisht./tch/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...