Google ADS

Malisheva me vetëm dy raste aktive me Covid-19

01:11 | 1 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Bazuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte është konfirmuar edhe një rast i prekur me korona virus, nga Komuna e Malishevës, nga gjithsejtë tri mostra, ndërsa dy kanë rezultuar negativ.

Ky rast e rritë numrin në dy raste aktive me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës.

Bazuar në të dhënat, personi i prekur është rast kontakti dhe është prekur në njërin nga spitalet vendore, gjatë qëndrimit me një familjar në spital.

Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, të përdorin maska e dorëza, të mbajnë higjienën personale, të mbajnë distancën e nevojshme sociale dhe t’iu ikin kontakteve me rastet e dyshuara.

Gjendja me covid-19 , në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars, e deri më sot, është kjo: 80 të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 2 raste aktive dhe 2 raste kanë përfunduar me vdekje./zyrtare/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme