Mali i Zi zgjat masat e izolimit

23:13 | 7 Maj 2021
Trina Galanxhi

Mali i Zi ka zgjatur masat epidemiologjike deri me 14 maj dhe do të jenë të vlefshme në të gjithë territorin e vendit, edhe pse asnjë nga komunat nuk është më në zonën e kuqe.

Ndalimi i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavave është ende në fuqi, ashtu si është ndalimi i orarit nga ora 11 deri në 5 të mëngjesit, transmeton portali arbresh.info

Në fuqi mbetet edhe hyrja pa test Covid-19 për shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe Shqipërisë.

Të tjerët mund të hyjnë në Malin e Zi me një PCR ose test serologjik, ose provë se ata kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Pasagjerët dhe ekuipazhi i anijeve të pasagjerëve që hyjnë në Malin e Zi lejohen të hyjnë në vend me një rezultat negativ të testit PCR, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Megjithatë, tani Mali i Zi lejon takimet me më shumë se dy njerëz në natyrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme