Në Mal të Zi arriti të martën kontingjenti i parë prej 2,340 vaksinave Pfizer/BioNTech kundër sëmundjes COVID-19.
Deri në fund të gushtit, në këtë vend do të arrijnë gjithsej 42,000 vaksina të tilla.
“Pas vaksinës ruse Sputnik V, kinezes Sinofarm dhe britanikes AstraZeneca, ky është lloji i katërt i vaksinës kundër COVID-19, që u vihet në dispozicion qytetarëve tanë”, tha Qeveria e Malit të Zi përmes një postimi në Twitter.
Kontingjenti i vaksinave Pfizer/BioNTech u financua nga Komisioni Evropian, i cili, vitin e kaluar, miratoi një paketë të ndihmës prej 70 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Shpërndarja e vaksinave u bë e mundur nga Austria, e cila ka lidhur marrëveshje ligjore me prodhuesin dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.
Të martën, Mali i Zi nisi vaksinimin masiv të popullatës, duke ngritur mbi 140 pika vaksinimi në të gjitha komunat.
Në fillim të këtij muaji, ky vend siguroi mbi 200,000 doza të vaksinës kineze Sinofarm.
Vaksinimi në Mal të Zi ka filluar më 20 shkurt, pas arritjes së 2,000 dozave të para të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia.
Deri më tash, 40,843 qytetarë në Mal të Zi kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, që do të thotë 6.81 për qind e popullsisë.
Dy doza i kanë marrë 24,674 qytetarë, apo 4.11 për qind e popullsisë prej mbi 620,000 banorësh.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...