Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se shifrat e ulëta të rasteve me COVID-19, janë rezultate të mira, megjithatë ai ka paralajmëruar se rreziku ende nuk ka kaluar.
”Shifrat që janë dhënë sot edhe ditëve të fundit në përgjithësi janë rezultate shumë të mira”.
”Në Kosovë në dy javët e fundit në 100 mijë banorë kanë qenë 47.8 raste. Shqipëria i ka 68, Maqedonia e Veriut 92 në 100 mijë banorë, Mali i Zi 589, në dy javët e fundit është kampion evropian. Bosnja e Hercegovina i ka 111 për rajon”.
Me këtë rast, mikrobiologu, Lul Raka thekson se Kosova zë vend në mesin e shteteve të cilat janë pjesë e trendit të uljes së rasteve me COVID-19, njofton Klan Kosova.
”Kosova, Bosnja dhe Kroacia janë tri shtetet që kanë trend të uljes së rasteve. Por këto shifra nuk bën assesi të na lirojnë dhe të ulim zbatimin e masave parandaluese”.
”Por patjetër të na i hapin sytë sidomos para tre faktorëve të rëndësishëm: hapja e shkollave, përkeqësimi i motit ku një numër i madh futen në mjedise të brendshme dhe shfaqja e gripit stinor”.
”Këto tre faktorë na tregojnë se ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave parandaluese por dhe nga institucionet përkatëse duhet të vazhdohet me inspektim”.
”Kanë qenë valët që i kemi përmendur shpesh. Kur jemi tek vala e dytë – nuk ka ndonjë standard që përcakton kur ka një valë të dytë”.
”Kurse për faza, OBSH e ka të definuar çështjen e fazave sepse duhet të kalohen 28 ditë pa asnjë rast për të kaluar këtë”.
”Pjesa më e madhe e botës është në fazën e parë të virusit dhe me këtë ka me përfundu”.
”Kurse vala, tregon se ka rritje të numrave që është shfaqur pas një uljeje të numrave. Ne këtë valë e kemi kaluar, por nuk do të thotë se nuk na prek vala tjetër për të cilën në shtetet e Europës janë duke hyrë në të dytën”.
”Për ne është e treta, dhe këtu COVID-19 është krahasuar me gripin”.
”Se si do sillemi dhe çka mund të ndodhë me numrin e rasteve dhe vdekjeve, varet nga ne sa do t’i zbatojmë masat parandaluese”.
”Ne kemi mundësinë që me një armë të luftojmë dy armiq – edhe virusin edhe gripin”.
”Duhet të ketë edhe masa të mbikëqyrjes. Një faktor tjetër që mund të ndikojë është edhe numri i personave të prekur në startet paraprake”.
Raka nuk ka mohuar se qytetarët u treguan vigjilentë në qasjen ndaj masave për mbrojtje nga COVID-19, ku dhe ka rezultuar me ulje të shifrave.
”Në radhë të parë qytetarët dhe ndryshimet vërehen duke parë mbajtjen e maskave. Pra vetëdijësimi është rritur sepse morëm mësim nga qershori. Pra faktori kryesor këtu ka qenë qytetari sepse individi ka rol të jashtëzakonshëm në masat parandaluese”.
”Kohëve të fundit ka pasur dilema, perceptim i gabuar se masat e shëndetit publik janë bërë pengesë dhe ngulfatje për ekonominë”.
”Përkundrazi me masa të parandalimit me distancë, higjienë është një kulturë sepse duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin”.
Kur pritet t’i vie fundi pandemisë COVID-19?
”Zbulimi i vaksinës është paralajmëruar dhe është në rrugë të mirë për fundvit. Por zbulimi i vaksinës nuk do të thotë që në janar e shkurt mund të jemi të lirë nga COVID-19”.
”Sepse vaksinimi merr kohë. Kjo është një çështje globale – do të merr kohë edhe disa muaj derisa të përfundojë”.
Gjithashtu ai ka folur edhe për propozimin – imunitet i tufës, për të cilin tha se është e patolerueshme, njofton Klan Kosova.
”Imuniteti i tufës, është joetik. Imuniteti i tufës nuk ka asnjë shtet në botë që e zbaton sepse kjo nënkupton qindra mijëra njerëz të vdekur”.
”Imunitetin e tufës siç kanë propozuar disa shkencëtarë në botë, por asnjë shtet asnjë politianë nuk guxon, është vetëvrasje në fakt”.
”Nënkupton t’i lënë rininë të infektohen. Dhe kur të arrihet numri 60 deri 70% të njerëzve të infektuar, atëherë sëmundja do të ndalet vetvetiu”.
”Kjo është e papranueshme, është qasje totalisht e gabueshme dhe duhet të harrohet kjo qasje”.
”OBSH në nivel global tash e ka dhënë 10% disa të tjera i kanë 20%. Por 20% me 70% kanë dallim”.
”Por të lihet imuniteti i tufës kjo nënkupton qindra mijëra vdekje të njerëzve dhe kjo nuk është aspak humane. Rruga e parandalimit është më e gjatë, por gjithçka në mjekësi bëjmë për t’i shpëtuar njerëzit”.
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...