Analisti Fatos Lubonja thotë se për shkak të sistemit shëndetësor që është krijuar ndër vite, Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid 19 në Europë.
“Detyra jonë si gazetarë është të futemi atje, ndërkohë që mosbesimi i shqiptarëve në sistemin tonë shëndetësor, është shumë i thellë. Ka histori të gjatë në këtë sistem që kemi ndërtuar. Për mendimin tim për shkak të këtij sistemi ku edhe mjekët kanë përgjegjësi të mëdha, është vendi më i rrezikuar në Europë nga Covid 19”, – tha Lubonja në emisionin Real Story në News 24.
Duke u ndalur tek numri i vdekjeve nga Covid, Lubonja lexoi edhe mesazhin e një mjeku.
“Tani më erdhi një mesazh nga një mjek shqiptar në Gjermani dhe më thotë se nëse 400 nga ata që ishin në spitalin e Covid, pra 45% të gjithë të vdekurve, kjo është një shifër shumë e lartë dhe sipas interpretimit të OBSH i vdekur nga Covid konsiderohet në tre opsione: nga Covid, supozohet që është vdekje Covid dhe Covidi ka kontribuar në këtë vdekje. Dyshimi është gjithmonë i shëndetshëm.
Është detyra jonë si gazetarë që të mos jemi as më opozitën, që me qeverinë, dhe t’i themi publikut të vërtetat. Unë e dëgjova Bashën dhe ajo që kërkova ishte investigimi. Ato 400 e ca emrat që ishin në listë, por që nuk janë raportuar si fatalitete, ishin ata që ishin me Covid, por nuk kishin vdekur nga Covid. Rama nuk hodhi asnjë argument që është gënjeshtër ajo e Lulzim Bashës, por vetëm shau. Duhet një instancë e pavarur që të kontrollojë.” – tha Lubonja.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...