Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në vend të punojnë në respektimin e masave nga ana e qyetarëve dhe dënim për shkeljet, Naqe Çulev në kohë epidemia me coronavirusit, po sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, ndërsa prioriteti i tij është mbrojtja e shefit të ti Mickoski për rastin e fitnesit, dhe jo mbrojtja e shëndetit publik”.
“Deklarata e Çulevit se qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të mosrespektimit të masave kontribuuan në mosrepsktim të masave nga qytetarëve. Policia që udhëhiqet nga Çulev nuk ndërmori asgjë as kur u shkel ora policore, kur në mënyrë masive ndalohej lëvizja, dhe vet Çulev organizoi takim publik pa respektuar masat”, shprehen nga LSDM, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas tyre, mospuna dhe mosdënimi i Çulevit ka bërë që të rritet numri i të infektuarve në ved.
“Kjo është një dëshmi shtesë për sjelljen e papërgjegjshme të Çulevit dhe OBRM-PDUKM-së të cilët në këtë mënyrë veprojnë kundër shëndetit publik. Çulev me urdhër të Mickoskit jo vetëm që nuk ndihmon, ai edhe pengon luftimin e coronavirusit”, shprehen nga kjo parti.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...