Gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 22.35 në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjane të Tetovë, gjatë një kontrolli të përbashkët mes policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, janë kapur rreth 40 persona brenda objektit.
Policia ka arrestuar pronarin e objektit 31-vjeçarin H.A. nga fshati Bogovinjë. H.A. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” si dhe “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Policia gjithashtu ka arrestuar dy persona të tjerë brenda objektit. Është arrestuar 30 vjeçari I.D. nga Tetova pasi tek i njëjti është kapur materie e bardhë në formë të pluhurit si dhe 21-vjeçari E.Z. nga Sedllarca tek i cili është gjetur marijuhanë, transmeton Alsat.
Në objekt janë arrestuar edhe shtatë shtetase të Serbisë, një shtetase e Bullgarisë si dhe dy shtetase të Maqedonisë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur objektin ndërsa pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...