Ishulli grek Mykonos është një nga vendpushimet turistike më kozmopolite në botë. Emrat kryesorë të showbizit ndërkombëtar zgjedhin që të kalojnë një pjesë të pushimeve të tyre verore në këtë ishull i njohur edhe si ishulli i Erërave.
Fluksi i njerëzve në rrugicat e tij vlon edhe këtë vit me gjithë rrezikun e infektimit me COVID-19. Po ashtu dyqanet dhe restorantet që kanë çmime shumë të shtrenjta, janë plot me njerëz. Turistët ne Mykonos janë revoltuar pas vendimit nga autoritetet greke që restorantet dhe dyqanet të mbyllin dyert nga mesnata deri në orën 07:00 të mëngjesit.
“Nuk mendoj se virusi largohet nëse shkon në shtëpi në mesnatë prandaj unë thjesht mendoj se autoritetet nuk kanë një plan të qartë se si do të mundet COVID-19”, thonë turistët.
Stavros Grymbas, pronar i një bari popullor ne ishull, e konsideron këtë urdhër absurd, një vendim të njëanshëm sepse po penalizon jetën e natës. Shkelja e këtyre masave nëse mbajnë dyert të hapura pas mesnatës, rezulton me gjobë të rëndë prej 10 mijë eurosh ndërsa pronarët e bareve e dyqaneve do të arrestohen.
Sidoqoftë, edhe pas mesnatës, turistët e huaj nuk po zgjedhin që të flenë por qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në rrugicat e Mykonos pa maska dhe pa distancimin fizik aq të kërkuar nga autoritetet greke./medial/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...