Variant i ri i koronavirusit që u shfaq në Britani të Madhe është tre herë më i transmetueshëm sesa Covid-19 dhe duket se më shumti prek moshat e reja.
Sipas studimit të kryer nga Imperial College London, mosha nën 20 vjeç është më e kërcënuar nga ky variant i virusit, transmeton portal arbresh.info
Mutacioni i shqetësimit ka “një avantazh thelbësor të transmetimit” dhe është i lidhur me “rritjen e epidemisë në pothuajse të gjitha zonat”, thuhet në studim.
I dashuri i Dua Lipës: Nuk do ta marr vaksinën kundër koronavirusit
Sipas Neil Ferguson, autor i studimit, shpejtësia e infeksioneve do të bëjë më të vështirë kontrollimin dhe do të shtojë urgjencën për vaksinim.
Studimi thekson se masat e marra për mbajtjen e distancës sociale kundër virusit të vjetër janë të pamjaftueshmë për të kontrolluar variantin e ri të epidemisë.
Qeveria angleze kishte thënë më parë se lloji i ri ishte deri në 70% më i transmetueshëm se versionet e tjera, pa siguruar dokumentacion.
Studiuesit përdorën mjete statistikore për të vlerësuar lidhjen midis transmetimit dhe frekuencës së variantit të ri në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat kanë informuar planifikimin pandemik të qeverisë në javët e fundit, tha Ferguson.
Sipas shkencëtarëve, variant i ri i koronavirusit ka gjasa që të infektojë më shumë të rinjtë, pasi gjatë kohës kur është kryer studimi shkollat ishin ende të hapura./Bloomberg/arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...