Ministri i Arsimit Ramë Likaj, është shprehur i kënaqur që ka gjetur përkrahjen nga kryeministri i vendit Avdullah Hoti për të zgjatur pushimin pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor.
“Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021”, ka shkruar Likaj në Facebook.
“Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021”, tha ai.
Likaj ka thënë se për mënyrën e realizimit të plan programit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim bashkë me akterë të tjerë të përfshirë në arsim.
“Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor”, tha ai.
Tutje, ministri Likaj tha se bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie.
Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga…
Posted by Ramë Likaj on Tuesday, December 1, 2020
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të