Lëkura e dehidratuar mund të çojë në zhvillimin e kësaj sëmundje kronike

13:06 | 11 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Për shkak të Covid-19, neve na është sugjeruar që të lajmë duart shumë shpesh, prandaj shumë njerëz janë duke vuajtur nga thatësia e lëkurës. Ata që vuajnë përgjithësisht nga ky problem kanë ndjerë ndjenjën më të pakëndshme të lëkurës së thatë në duar.

Sipas dermatologëve, tharja shtesë e lëkurës tashmë të dehidruar mund të çojë në zhvillimin e dermatitit alergjik të kontaktit – një sëmundje kronike, transmeton portal arbresh.info

Personat që kanë lëkurë jashtëzakonisht të thatë ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë dermatit në kontakt me kimikate të ndryshme, pastrues dhe kozmetikë. Në pjesën më të madhe të pacientëve është vetëm një acarim, i cili ndalon në mënyrë spontane pas ndërprerjes së kontaktit me shkakun e djegies dhe kruajtje, ndërsa disa, për shkak të lëkurës së thatë, zhvillojnë përgjithmonë një alergji ndaj një substance.

Për të parandaluar alergjitë, lëkura e thatë kërkon një kujdes shumë më intensiv. Përveç sapunëve të fortë, pastruesve, dezinfektuesve me bazë alkooli, duhet bërë kujdes edhe nga ajri i thatë dhe i ngrohtë.

Të gjithë këta faktorë çojnë në humbjen e yndyrës në sipërfaqe, dhe pastaj lagështinë e lëkurës

Kjo është arsyeja pse përdorimi i rregullt i kremrave emollientë për kujdesin e lëkurës së duarve dhe të gjithë trupit është shumë i rëndësishëm, si dhe përdorimi i kremrave të duhur të fytyrës.

Për të ruajtur lëkurën e shëndetshme dhe të hidratuar, është shumë e rëndësishme të vishni doreza mbrojtëse kur përdorni pastrues dhe kimikate të tjera për të ruajtur higjenën e shtëpisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme