Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi sot pozitiv në COVID-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

23:13 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Në Komunën e Rahovecit sonte është regjistruar edhe një rast i ri me coronavirus.

Kryetari Smajl Latifi, thotë për RTV Dukagjinin se personi në fjalë është një qytetarë që ka transportuar vjehrrën e vet në repartin e dializës në Prizren.

Ai thotë se vjehrra e pacientit të ri të infektuar ka qenë e prekur me COVID-19.

“Të gjithë familjarët e tjerë kanë rezultuar negativ, por këtij personi që ka pasur kontakt me vjehrrën e prekur nga COVID-19”.

Latifi thotë se kontaktet tjera në Rahovec janë testuar por tash ka mundësi që të del ndonjë kontakt i rastit të fundit.

I pari i Rahovecit thotë se në Rahovec janë 22 raste aktive me coronavirus ndërsa dy të tjerë janë shëruar.

“Besoj se jemi duke shkuar nga fundi dhe qytetarët e Rahovecit i kanë respektuar mirë masat”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme