Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi zhvilloi sot një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.
Në këtë takim, Ministri Latifi e ka njohur Ambasadorin me angazhimet e MSh-së ndërlidhur me situatën rreth COVID-19, me fokus në procesin e vaksinimit të popullatës dhe projektet e angazhimet e tjera, me qëllim të sigurimit të qasjes komplete në shërbime shëndetësore, në veçanti për popullatën në zona më periferike dhe më të thella përmes teknologjisë së telemjekësisë.
Ambasadori Davenport ka theksuar se misioni i OSBE-së në Kosovë mbetet i fokusuar në fushën e ndërtimit të demokracisë, respektimit të drejtave të njeriut dhe në fushën e sigurisë e bashkëpunimit, ndërsa shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar në segmente të ndryshme në fushën e shëndetësisë që kanë të bëjnë me shërbimet që ofrohen tek komunitetet në teren.
“Ministri Latifi dhe Ambasadori Davenport kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit të të gjithë popullatës në Kosovë dhe jo vetëm në rastin e Covid-19, derisa synim i përbashkët është mbulimi me vaksinimin i të gjitha komuniteteve që jetojnë Kosovë, përfshirë edhe grupet më të cenueshme”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Ata u pajtuan për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen në ato fusha ku ka nevojë për intervenime që rrisin besimin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore nga të gjithë qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...