Largohet nga Klinika e Infektivës trupi i pajetë i 70-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi

15:45 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

70 vjeçari nga Ferizaj, i cili vdiq sot është larguar nga Klinika Infektive me makinën e shërbimeve funerale.

Pacienti në fjalë po trajtohej tash e sa ditë në këtë klinikë.

Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme