Google ADS

LAJMI I FUNDIT/Qeveria lehtëson masat anti Covid-19, hiqet ora policore

11:25 | 11 Shkurt 2021
V. S.

Qeveria e Kosovës pritet të bëjë lehtësimin e masave anti-Covid.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ekzekutivit, Antigona Baxhaku, e cila i tha arbresh.info.

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrat për momentin qeveria janë duke mbajtur mbledhjen online të qeverisë ku po diskutohet lehtësimi i masave.

Sipas Baxhakut, zona e kuqe pritet të hiqet tërësisht, ora policore si dhe studentët do t’i kthehen universiteteve.

“ Po ka fillua takimi online i qeverisë. Është duke u diskutuar për lehtësimin e masa. Zona e kuqe hiqet, ora policore, fakultetet kthehen në mësim në objekte nga online dhe bizneset do të punojnë deri në ora 22:00. Do të ketë lehtësim të masave”, ka thënë Baxhaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme