KEDS/KESCO zyrtarisht nuk e kanë asnjë punëtor të infektuar me coronavirus.
Kjo, pasi punëtori që ishte diagnostifikuar më herët me Covid 19 ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë, pra është shëruar plotësisht.
“KEDS/KESCO llogariten kompani që e kanë menaxhuar në nivelin më të lartë pandeminë. Kjo, pasi 2200 punëtorët tanë vazhdimisht ishin edhe në vatrat e krizës duke pasur barrën e furnizimit me energji elektrike që është jetike në këto kohë e të cilën kompanitë e bartën me sukses të plotë”, thuhet në njoftim.
Suksesi u arrit pasi KEDS/KESCO menjëherë kishin formuar Shtabin e Krizës dhe i ishin përmbajtur strikt secilit udhëzim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qeverisë së Kosovës. Shtabi vazhdon të ndjekë secilën lëvizje dhe merr vendime që zbatohen menjëherë.
KEDS/KESCO qysh në fillim kishin siguruar të gjitha pajisjet mbrojtëse për të gjithë punëtorët dhe udhëzimet strikte si të veprohet në situatën pandemike.
Është bërë dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave, duke përfshirë edhe veturat, sikurse janë ndërmarrë një mori veprimesh tjera.
Me pajisje speciale mbrojtëse, punëtorët tanë kanë intervenuar në vazhdimësi edhe në zonat e karantinuara, duke kryer me sukses misionin për furnizim me energji elektrike.
Kjo rezultoi me shërbime kualitative dhe me asnjë infektim, ndërkaq punëtori që u shërua ishte rast kontakti në rrethin ku jeton pasi ai lokalitet ishte vatër e infeksionit.
“Në ditën e punëtorëve, pra me rastin e 1 Majit, KEDS/KESCO janë kompani që zotohen ta kenë punëtorin në rend të parë, duke qenë se janë duke ofruar më së shumti trajnime brenda vitit dhe duke e respektuar strikt si Ligjin e Punës, ashtu edhe të gjitha rregulloret dhe standardet më të larta të punësimit dhe vendit të punës”, thotë KEDS në komunikatën e saj.
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...